Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Vdekja e Papa Gjon Palit të Dytë është pritur me dhembje dhe pikëllim edhe në Kosovë. Mbrëmë, menjëherë pas lajmit për vdekjen e Atit të Shenjtë, presidenti Ibrahim Rugova tha se "Papa ka merita të mëdha për lirinë e Kosovës" Mëtutje zoti Rugova u shprehë se "gjithë jetën ai ia kushtoi paqes, lirisë dhe mirëkuptimit të njerëzimit". Zoti Rugova tha se ndjehej krenar që në cilësinë e presidentit të Kosovës, me Atin e Shenjtë ishte takuar pesë herë. Presidenti Rugova ka urdhëruar që flamujt në rezidencën e tij të ulen në gjysmë shtize.
XS
SM
MD
LG