Ndërlidhjet

VATIKAN


Varrimi i Papa Gjon Palit të Dytë do të bëhet në Vatikan të premten, kanë bërë të ditur zyrtarët e Selisë së Shenjtë. Kardinalët në fund të këtij muaji do fillojnë proçedurat për zgjedhjen e kreut të kishës katolike, që ka mbi 1 miliardë besimtarë.
Trupi i Papës do vendoset sot në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do t'i bëhen homazhe deri në ditën e varrimit.
Kanë vazhduar gjatë ditës reagimet ndaj vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë, derisa në shumë vende sot është ditë zie në nderim të kujtimit të Atit të Shenjtë.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Silvan Shalom, ka përsëritur qëndrimet e qeverisë së tij për rolin e Papës në pajtimin mes hebrejve dhe të krishterëve.
"Gjatë kohës së drejtimit të tij shënuam shumë përparim në mardhëniet mes shtetit të Izraelit, hebrejve dhe të krishterëve. Jam i sigurt se trashëgimia që na la ai do të ruhet", tha Shalom.
XS
SM
MD
LG