Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë dhe një irakien janë vrarë në luftimet me kryengritësit në lindje të Bagdadit.
Komunikata e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thotë se luftimet shpërthyen të hënën pasdite gjatë një operacioni të kërkimit, që forcat irakiene e bënin në provincën Diyar.
Po sot, nga shpërthimi i një bombe në Bagdad, një ushtar amerikan humbi jetën dhe katër u plagosën.
Policia tha se nga një shpërthimet e ngjashme, në qytetin Salman Pak e humbën jetën katër civilë, ndërsa në Basra dy policë.
Nga Bagdadi gjithashtu u njoftua se persona të armatosur e kanë rrëmbyer gjeneral-brigade Jalal Mohamed Salah, komandant i njërit nga njësitet e blinduara të ushtrisë së reformuar irakiene.
XS
SM
MD
LG