Ushtria amerikane njoftoi se një helikopter i saj është rrëzuar sot në Afganistanin juglindor dhe të 9 pasagjerët kanë vdekur. Zëdhënsja e ushtrisë, Sindy Moore tha se rrëzimi i helikopterit duket se është shkaktuar nga moti i ligë. Policia e Afganistanit njoftoi se të vdekurit janë të gjithë amerikanë, por forcat amerikane thanë se në mesin e të vdekurve janë 4 amerikanë.