Ndërlidhjet

VATIKAN


Autoritetet e Italisë thanë se vargu i njerëzve që pret për t'i bërë homazhet e fundit Papa Gjon Palit të Dytë është shumë i madh, prandaj duke filluar prej sonte asnjë besimtar nuk do të lejohet t'iu bashkangjitet. Zyrtarët thanë se rreth 1.2 milionë njerëz janë mbledhur afër Vatikanit dhe pelegrinët duhet të presin nga 12 deri në 14 orë për të hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku është i vendosur trupi i pajetë i Papa Gjon Palit të Dytë. Sot, zëdhënsi i Vatikanit Joaquin Navarro Valls njoftoi edhe për datën e mbledhjes për zgjedhjen e papës së ri.
"Kardinalët të cilët do të zgjedhin papën e ri do të fillojnë mbledhjen e mbyllur me 18 prill" tha Navarro Valls.
XS
SM
MD
LG