Ndërlidhjet

SRINAGAR


India dhe Pakistani kanë rifilluar qarkullimin e autobusëve përmes kalimeve kufitare, pas 60 viteve të ndërprerjes për shkak të konfliktit në Kashmir. Në ceremoninë e nisjes së autobusit të parë, kryeministri i Indisë Manmohan Singh u tha mijëra njerëzve se asgjë nuk mund të ndalë, "karvanin e paqes" përmes zonave ushtarake. Rivendosja e lidhjeve të transportit ndërmjet dy vendeve është pjesë e procesit paqësor ndërmjet Pakistanit dhe Indisë.
XS
SM
MD
LG