Ndërlidhjet

BAGDAD


Lideri islamik shiit, Ibrahim al-Jaafari deklaroi se është zgjedhur kryeministër i Irakut. Pritet që brenda dy javësh ai do ta paraqesë kabinetin e tij. Agjencitë e lajmeve raportojnë se atë e zgjodhi Këshilli presidencial i Irakut. Ky është kryeministri i parë i këtij vendi, në 50 vitet e fundit, që është zgjedhur nga vota e lirë. Zyrtarë kanë thënë se kryeministri i mëparshëm, Iyad Allawi kishte paraqitur dorëheqje, por kishte kërkuar që ti kryejë detyrat e përdtishme derisa të kompletohet qeveria e re e kryeministrit al-Jaafari. Presidenti Jalal Talabani, që sot e dha betimin solemn, premtoi se autoritetet e reja do ti luftojnë kryengritësit në Irak.
XS
SM
MD
LG