Ndërlidhjet

VATIKAN


Sot në Vatikan po mbahet ceremonia e varrimit e Papa Gjon Palit të dytë. Është paralajmëruar se në funeral po marrin pjesë 4 mbretër, 5 mbretëresha, afro 70 presidentë dhe kryeministra dhe më tepër se 14 liderë të religjioneve të tjera. Në varrim po marrin pjesë edhe afro 2 milionë besimtarë. Në mesin e shumë zyrtarëve të lartë janë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan e shumë të tjerë. Në delegacionin e Kosovës, që po merrë pjesë në varrim, ndodhen presidenti Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Kosumi.
XS
SM
MD
LG