Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia ka lejuar që Ratko Mlladiç dhe Nebojsha Pavkoviç, të akuzuar nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë të mos arrestohen, ka deklaruar për mediat vendase një ish oficer serb i sigurimit. Ky i fundit ka theksuar se Mlladiç ka qenë nën mbrojtjen e ushtrisë jo më larg se tetori i vitit të kaluar, derisa ka shtuar se ai vetë tashmë është larguar nga vendi dhe gjendet nën mbrojtjen e ushtrisë amerikane.
Nga ana tjetër ministri serbo-malazez i Mbrojtjes Përvosllav Daviniç, ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e artikullit.
Po sot përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë Hercegovinë, Paddy Ashdown, është takuar me zyrtarët e Beogradit për të diskutuar arrestimin e mundshëm të Mlladiçit e Karaxhiqit.
XS
SM
MD
LG