Ndërlidhjet

BEOGRAD


Beogradi është i përgatitur të pranojë një zgjidhje kompromisi për statusin e ardhshëm të Kosovës, por kundërshton vendosmërisht pavarësinë. Këto deklarata janë bërë pas takimeve të zyrtarëve më të lartë serbë me përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit Plus. Besohet se zyrtarët serbë janë ankuar për gjendjen e pakicës serbe në Kosovë. Përpara fillimit të takimeve të Grupit të Kontaktit, dhjetëra serbë të Kosovës protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.
Pas Beogradit përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit do të udhëtojnë drejt Prishtinës për takime me zyrtarët më të lartë vendorë e ndërkombëtarë.
Grupi i Kontaktit Plus përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca, Italia, Britania dhe Rusia, derisa gjatë këtij viti pritet hapja e diskutimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG