Presidenti Bush ka kërkuar nga kryeministri izraelit Sharon që të mos zgjerojë vendbanimet kryesore hebreje në Bregun Perëndimor, pasi kjo është në kundërshtim me planin e paqes për Lindjen e Mesme.
"I bëra të ditur kryeministrit shqetësimin tim se Izraeli nuk duhet të ndërmarrë ndonjë aktivitet që është në kundërshtim me planin e paqes apo që paragjykon statusin përfundimtar. Për më tepër Izraeli duhet të heqë pikat e paautorizuara të kontrollit dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga plani i paqes", tha Bush pas takimit në Krauford, Teksas, me shefin e ekzekutivit të Izraelit.
Sharon nga ana e tij ka përsëritur vendosmërinë për të prishur 21 vendbanime hebreje në Rripin e Gazës dhe katër në Bregun Perëndimor.