Ndërlidhjet

LUBJANË


Kryesuesi i OSBE-së, ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel, deklaroi se Kosova ka ngelur prapa Shqipërisë, dhe tha se është bindur se vetëm shtetësia ndikon në zhvillimin ekonomik.
"Për këtë arsye, çështja e statusit përfundimtar të Kosovës është çështje e ekonomisë dhe e zhvillimit ekonomik të saj", tha Rupel.
"Nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999, nuk ka ndarje të Kosovës dhe as bashkim me ndonjë bashkësi tjetër gjuhësore apo shtetërore shqiptare", tha Rupel, duke shtuar se këto tre parime "duhen patur parasysh kur të mendohet për ardhmërinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG