Ndërlidhjet

PRISHTINË


NATO i ka përgënjeshtruar raportet sipas të cilave mund të reduktojë forcën paqëruajtëse në Kosovë. Zëdhënsi Leroy Guillaume tha gjatë një konference për shtyp në Prishtinë se deklaratat e bëra dje nga Komandanti i NATO-s për Evropën, James Jones janë "keqinterpretuar". Dje, agjencia Roiters citoi Jones të ketë thënë se NATO po shqyrton mënyrat për reduktimin e forcës në Kosovë, por pa dëmtuar aftësitë e tyre për të vepruar në terren.
Guillaume sot tha se NATO-ja po shqyrton mënyrat për ta reduktuar numrin e trupave të angazhuara në logjistikë dhe ta rris numrin e trupave në terren.
XS
SM
MD
LG