Presidenti amerikan, George Bush i ka thënë kryeministrit të Izraelit Ariel Sharon se mbështet përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian për t'u siguruar se Irani nuk po zhvillon armë bërthamore. Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se kjo çështje ka qenë temë diskutimi në takimin e Bushit me Sharonin, të hënën. Irani është duke biseduar me Bashkimin Evropian rreth të ardhmes së programeve bërthamore.