Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se për të përballuar rreziqet globale të sigurisë, Aleanca duhet të bashkëpunojë ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Në konferencën një ditore të NATO-s, ai gjithashtu tha se Aleanca dhe Kombet e Bashkuara shpeshë veprojnë krah për krah, si tani në Afganistan dhe në Kosovë.
"Ka disa sfera praktike ku mbështetja e NATO-s për OKB-në mund të jetë ide e mirë dhe ne do ta shqyrtojmë këtë çështje gjatë muajve të ardhshëm" tha Scheffer.
"Ka disa sfera praktike ku mbështetja e NATO-s për OKB-në mund të jetë ide e mirë dhe ne do ta shqyrtojmë këtë çështje gjatë muajve të ardhshëm" tha Scheffer.