Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara i kërkoi presidentit George Bush që shpenzimet për operacionet në Irak dhe Afganistan t'i përfshijë në buxhetet vjetore, në vend që t'i financojë nga të hyrat për shpenzime emergjente.
Senati miratoi rezolutën e pa obligueshme, si amendament për sigurimin e 81 miliardë dollarëve për operacionet në Irak dhe në Afganistan.
Demokratët janë ankuar se presidenti Bush ka shpenzuar 280 miliardë dollarë jashtë buxheteve vjetore, mirëpo Shtëpia e Bardhë e arsyetoi këtë duke thënë se shpenzimet e luftës vështirë parallogariten.
XS
SM
MD
LG