Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se Papa Benedikti XVI, do të jetë "pasardhës i denjë" i Papa Gjon Palit II.
"Ky është një nder i madh për tërë kombin. Me zgjedhjen e Papa Benediktit XVI, kemi një papë, i cili e njeh botën e kishës më mirë se pothuaj çdokush tjetër. Ai është teolog i madh i përmasave botërore. Prandaj, Papa Benedikti XVI është pasardhës i denjë i të ndjerit Gjon Pali II", tha Schroder.
Ndërkohë, në katedralën Frauenkirche në Mynih, qytetin kryesor të Bavarisë, shtetit federal prej nga vjen Papa Benedikti XVI, sonte do të celebrohet një meshë speciale. Ratzinger ishte peshkop i Mynihut prej vitit 1977 deri në 1981.
Pas shpalljes se Joseph Ratzinger, i cili e mori emrin Benedikti XVI, është zgjedhur pasardhës i Papa Gjon Palit II, këmbanat jehuan në tërë Mynihun si dhe në qendrat tjera evropiane.
Të ngazëllyer ishin edhe banorët e qytezës Marktl në lumin Inn, vendlindjen e Ratzingerit, që gjendet afër kufirit me Austrinë. Zjarrfikësit e qytezës u bënë thirrje 2.700 banorëve të tubohen në sheshin e qytezës për ta festuar zgjedhjen e papës.
XS
SM
MD
LG