Ndërlidhjet

XHAKARTË


Kryeministri i Japonisë, Junichiro Koizumi kërkoi falje publike për vuajtjet që Japonia u kishte shkaktuar vendeve aziatike gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke shtuar shpresat për zbutjen e tensioneve me Kinën.
- Në të kaluarën Japonia, nëpërmjet të pushtetit të saj kolonial ka shkaktuar dëme dhe vuajtje shumë të mëdha për njerëzit e shumë vendeve, e veçanërisht të atyre në Azi, tha sot Junichiro Koizumi në samitin e vendeve aziatiko-afrikane, që po mbahet në Xhakartë të Indonezisë. Në këtë samit po merr pjesë edhe presidenti i Kinës, Hu Jintao. Komentet e zotit Koizumi u bënë në periudhën kur në disa nga qytetet më të mëdha të Kinës u mbajtën demonstrata anti – japoneze, ku protestohej kundër një libri shkollor të historisë në Japoni, që sipas kritikëve, nuk trajtonte krimet japoneze gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG