Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku tetë veta kanë vdekur dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në afërsi të një xhamie shiite në Bagdad, gjatë faljes të së premtes. Si pasojë e sulmeve të ngjashme pranë kufirit me Sirinë një ushtar amerikan është vrarë dhe një tjetër është lënduar, derisa gjatë 24 orëve të fundit militantët kanë marrë përsipër rrëzimin e një helikopteri civil, ku për pasojë humbën jetën të 11 personat që gjendeshin në bord.
Në të tjera zhvillime burimet franceze e kanë cilësuar si tepër të vështirë procesin e ndërmjetësimit të gazetares Florence Aubenas, pasi sipas shefit të diplomacisë franceze "gjendja në Irak është e rrezikshme, kaotike dhe e paqëndrueshme". Gazetarja franceze, që ka mbulur dhe shumë konflikete, mes të cilave dhe atë në Kosovë, është rrëmbyer më 5 janar.
XS
SM
MD
LG