Ndërlidhjet

VATIKAN


Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan po mbahet ceremonia e inaugurimit të Papës Benedikti i 16-të. Në këtë ceremoni po marrin pjesë qindra mijëra pelegrinë dhe personalitete të njohura nga shumë vende të botës. Papa Benedikti i 16-të e filloi ceremoninë me lutje në gjuhën latine. Benedikti i 16-të (78 vjeçar), më parë i njohur si kardinali Jospeph Ratzinger, i mori simbolet e autoritetit të Papës. Agjencitë e lajmeve informojnë se në mesin e një numri shumë të madh të pjesëmarrësve, gjenden edhe mijëra gjermanë, që erdhën për të marrë pjesë në inaugurimin e Papës së parë gjerman për disa shekuj.
XS
SM
MD
LG