Nga dy sulme vetëvrasëse me bomba që kanë ndodhur sot në afërsi të akademisë policore dhe të një zyreje ndërlidhëse ushtarake në Tikrit, Irakun verior, janë vrarë së paku 6, dhe plagosur afër 25 persona, ka thënë policia. Burime spitalore në Tikrit kanë thënë se ndër të vrarët janë katër policë dhe dy civilë. Nga seria e sulmeve në Irak, gjatë fundjavës janë vrarë, të paktën 15 vetë, përfshirë këtu edhe një ushtar amerikan, 9 ushtarë irakianë dhe një kameraman nga Iraku.