Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish-shefi i ushtrisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, ka udhëtuar sot për në Hagë, për t'iu dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës. Pavkoviq akuzohet se i ka urdhëruar forcat serbe të kryejnë vrasje dhe dëbimin e shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë, në vitet 1998-99. Duke folur për dorëzimin e tij, zëvendësministri serb i drejtësisë dhe anëtar i Këshillit Shtetëror për Bashkëpunim me Tribunalin, Bogoljub Bjelica, tha se qeveria do të vazhdojë të aplikojë strategjinë e "dorëzimit vullnetar".
"Kjo në mënyrë apsolute do ta lehtësojë presionin e komunitetit ndërkombëtar mbi Serbinë, sepse Pavkoviq është njeriu i fundit në listën e të kërkuarve të rangut të lartë të cilin jemi të obliguar ta ekstradojmë në Hagë, në bazë të një Rezolute të Kombeve të Bashkuara", tha Bjelica.
Dorëzimin e gjeneralit Pavkoviq për t'u përballur me akuzat për krime të luftës, e ka mirëpritur Bashkimi Evropian, duke e cilësuar si një hap shumë të rëndësishëm.
XS
SM
MD
LG