Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka arritur për një vizitë dyditëshe në Prishtinë. "Pozita dhe opozita në Kosovë duhet të kenë prioritet përmbushjen e standardeve, dhe bisedimet për statusin gjatë këtij viti", tha Islami, në fillim të vizitës në Prishtinë. Ai është takuar me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Në ditën e dytë, ai do të takohet me presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësit e opozitës, Hashim Thaçin e Veton Surroin, si dhe me bartësin e Listës serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq. Pritet që përveç marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri të diskutohen edhe çështje rajonale.
XS
SM
MD
LG