Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Nga një sulm vetvrasës pranë një qendre rekrutimi të forcave policore në qytetin Arbil, në veri të Irakut, llogariten të kenë vdekur mes 40 dhe 60 njerëz derisa rreth 100 të tjerë janë plagosur.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, qeveria irakiane ka njoftuar se ditët e fundit është arrestuar nipi i Sadam Huseinit në vendlindjen e tij në Tikrit, pasi kishte ndihmuar me fonde dhe paisje luftarake grupet terroriste.
Gjatë ditës parlamenti danez ka zgjatur deri në shkurtin e ardhshëm misionin e trupave daneze në Irak, që gjenden nën komandën e trupave britanike.
XS
SM
MD
LG