Ndërlidhjet

LONDËR


Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore në Britaninë e Madhe.
Në mbyllje të fushatës, Michael Howard kreu i konservatorëve britanikë në opozitë, ka theksuar:
"Mundësia që populli ynë ka nesër, kur njerëzit do shkojnë në votime është të hapin një kapitull të ri, një kapitull të shpresës, të veprimit dhe të të arriturave për vendin tonë."
Ndërkaq kryeministri Blair ka kërkuar vazhdimësinë e qeverisjes.
"Në vend, çështjet që do përcaktojnë këto zgjedhje dhe të ardhmen e vendit janë forcimi i ekonomisë, gjendja e shkollave, mbështetja për familjet, për pensionistët si dhe forcimi i rendit e ligjit", tha Blair, që kërkon të marrë një mandat të tretë me rradhë të qeverisjes.
Anketat e opinionit tregojnë se labursitët e Blair kanë epërsi ndaj konservativëve dhe liberal-demokratëve.
XS
SM
MD
LG