Ndërlidhjet

KABUL


OKB-ja ka shfaqur shqetësimin e saj për fatin e punëtorëve humanitarë, dhe për kushtet e femrave në Afganistan, pas gjetjes së trupave të tri femrave, të hedhura skaj një rruge, me një shënim paralajmërues për agjencitë e huaja humanitare. Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Ariane Quentier, u bëri thirrje autoriteteve që të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit për këto krime. "Në kontekstin ku dhuna ndaj femrave mbetet kaq shpesh e pandjekur dhe e padënuar, është veçanërisht e rëndësishme që autoritetet të mos i kursejnë përpjekjet për t'i nxjerrë autorët para drejtësisë", tha ajo.
XS
SM
MD
LG