Ndërlidhjet

BUDAPEST


Të gjitha vendet nga hapësira e ish Jugosllavisë duhet ta kenë mundësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka thënë sot kryesuesi i OSBE-së, Dimitrij Rupel, njëherësh ministër i jashtëm i Sllovenisë. Mëtutje, zoti Rupel u tha gazetarëve në Budapest se "BE-ja është shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit" dhe shtoi se "Kosova dhe Serbia nuk kanë gjasë pa perspektivën evropiane". Zoti Rupel i hodhi poshtë akuzat e Serbisë se ai ishte në favor të pavarësisë së shpejtë të Kosovës, duke thënë se ai ishte keq interpretuar.
XS
SM
MD
LG