Ndërlidhjet

ANDIJAN, UZBEKISTAN/UASHINGTON


Nga qyteti lindor Andijan raportohet se forcat e sigurisë e kanë rimarrë kontrollin ndaj një ndërtese qeveritare, që më herët gjatë ditës e kishin marrë pjesëmarrësit në trazira. Agjencitë e lajmeve raportojnë se ky zhvillim u bë pas një dite të përleshjeve në këtë qytet, që la të vdekur së paku 10 vetë. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Sadridin Ashurov informon se ende mund të dëgjohen të shtënat nga armë zjarri. Dhuna filloi pasi shumë persona, gjatë natës, kishin depërtuar në një burg duke liruar qindra të burgosur dhe duke nxitur kështu shkëmbim të zjarrit me policinë. Pastaj, protestuesit depërtuan në ndërtesën e administratës rajonale duke kërkuar lirimin e të gjithë personave të burgosur, të dyshuar si pjesëtarë të grupit islamik, Akramiya. Shtetet e Bashkuara sot kanë ftuar qeverinë e Uzbekistanit dhe demonstruesit që të tregojnë përmbajtje, pas një dite të trazirave në qytetin Andijan të Uzbekistanit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan tha se populli i Uzbekistanit dëshiron të shohë më tepër qeverisje demokratike, por kjo duhet të arrihet me mjete paqësore, e jo me dhunë.
XS
SM
MD
LG