Ndërlidhjet

KORASU


Trupat qeveritare të Uzbekistanit thanë se e kanë rimarrë kontrollin në qytetin Korasu, në kufi me Kirgizinë. Sipas banorëve, rreth 200 forca kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa nuk ka njoftime për përleshje eventuale.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë përsëritur thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me trazirat e javës së kaluar. Gjatë vizitës në Uashington, sekretari i jashtëm britanik Jack Strow, tha se duhet vepruar me qëllim të zgjidhjes së situatës. "Bëj thirrje për një hetim të pavarur ndërkombëtar që të zbulohet pse kanë ndodhur vrasjet, natyra e vrasjeve, dhe kush është përgjegjës", tha Strow.
Ndërkohë, ministri i jashtëm i Afganistanit, Abdullah Abdullah, tha se një numër i pjesëmarrësve në trazirat e javës së kaluar në Andixhan, kanë lidhje me lëvizjen e Talibanëve. Kurse në Taxhikistan, sekretari i Këshillit të Sigurimit, Amirkul Azimov, tha se autoritetet uzbeke kanë ndërmarrë masa "adekuate" për të shtypur revoltën në Andixhan.
XS
SM
MD
LG