Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka dënuar sot gjashtë shqiptarë me gjithsejt 38 vjet burg.
Të dënuarit akuzohen për vrasjen e serbit nga Kosova Sllobodan Periç gjatë trazirave të marsit 2004.
Pas gjykimit që zgjati 3 muaj, gjykata e Gjilanit i dënoi Nexhat Ramadanin me 16 ndërsa Xheladin Salihun me 11 vjet burg. Katër të tjerët u dënuan me nga 2 deri 3 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG