Ndërlidhjet

BERLIN


Pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet rajonale në Rheine-Westphali, kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se ky është "rezultat i hidhur" dhe propozoi zgjedhje të parakohshme federale. "Me një rezultat të tillë për partinë time në Rajne-Vestphalia, mbështetja politike për vazhdimin e reformave tona është vënë në dyshim. Për këtë vazhdim, mendoj se është e domosdoshme mbështetja e qartë e të gjithë gjermanëve", tha kancelari Schroeder.
Sipas rezultateve zyrtare në zgjedhjet e djeshme rajonale, Partia Demo-kristiane fitoi 45 përqind, ndërsa social demokratët e zotit Schroeder, 37 përqind të votave.
XS
SM
MD
LG