Ndërlidhjet

BAGDAD


"Italia nuk do t'i tërheqë trupat nga Iraku pa miratimin e qeverisë në Bagdad", tha sot ministri i jashtëm italian, Gianfranco Fini. Gjatë një vizite në Irak, Fini u takua me kryeministrin Ibrahim al-Jaafari dhe ministrin e jashtëm Hoshyar Zebari. Ky i fundit tha se siguria në Irak, është sfida më e madhe për qeverinë. "Nuk duam ta nënçmojmë sfidën e sigurisë, por jemi realistë dhe besojmë në aftësinë tonë për ndërtimin e së ardhmes dhe mposhtjen e forcave të liga", tha Zebari.
Ministri i jashtëm irakian ka thënë po ashtu sot se do t'i kërkojë këshillit të Sigurimit të OKB-së të zgjasë mandatin e forcave të ushëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Sipas rezolutës së miratuar në qershor të vitit të kaluar, Këshilli i Sigurimit ka thënë se mandati duhet të rishikohet, 12 muaj pas miratimit të rezolutës, ose nëse qeveria irakiane kërkon një gjë të tillë. Zebari tha se kërkesën do ta bëjë javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG