Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Louise Frechette, po qëndron për një vizitë në Kosovë, në kuadër të turneut të saj, të fokusuar në luftën kundër shfrytëzimit seksual nga ana e stafit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës dyditëshe, ajo do të shikojë se si misioni në Kosovë po i zbaton udhëzimet dhe masat për parandalimin e shfrytëzimit seksual.
Kombet e Bashkuara janë detyruar të marrin qëndrime të prera lidhur me këtë çështje, pas skandaleve që përfshinë stafin e saj në disa misione; si Kosovë, Bosnjë, Kamboxhia, Timor Lindor dhe Republika Demokratike e Kongos.
Në Kosovë, një pakistanez, i punësuar nga Komisariati i Lartë për Refugjatë, do të gjykohet për abuzim seksual të dy adoleshenteve, të cilat ishin viktima të trafikimit seksual.
XS
SM
MD
LG