Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, u bëri thirrje sot të gjithëve liderëve të Bashkimit Evropian që të kontribuojnë për një zgjidhje mbi mosmarrëveshjet ndaj buxhetit afatgjatë të bllokut.
"Kërkoj nga të gjithë kryetarët e shteteve dhe të qeverive, që të pranojnë se nuk është koha të luhet me me kartën nacionale. Natyrisht që duhet të mbrohen interesat kombëtare por kjo duhet të bëhet në frymën evropiane", tha Barroso.
Këto komente ai i bëri një ditë para samitit në të cilin pritet të zgjidhen mosmarrëveshjet, sidomos ndërmjet Francës dhe Britanisë.
XS
SM
MD
LG