Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ftuar homologun e tij francez, Jacques Chirac dhe kancelarin gjerman Gerhard Schroeder, në festimet e 750 vjetorit të qytetit të Kaliningradit. Kaliningradi, që gjendet në zonën Balltike, historikisht i ka takuar Prusisë, por u morr nga ish Bashkimi Sovjetik në fund të luftës së Dytë Botërore dhe i mbeti Moskës sipas marrëveshjes së Potsdamit më 1946. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik Kaliningradi ka mbetur pjesë e Rusisë, por fizikisht ndahet prej saj nga Polonia e Lituania.
XS
SM
MD
LG