Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq, fillon sot një vizitë, sic thuhet, private në Kosovë, për t’u takuar me zëvendësin e parë të shefit të administratës ndërkombëtare, Larry Rossin dhe për të marrë pjesë në manifestimin e nesërm në Graçanicë, në 616 vjetorin e Betejës së Kosovës, ndërmjet popujve të Ballkanit dhe ushtrisë së Perandorisë Otomane.
Vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi në Kosovë është e vizita e parë që prej përfundimit të luftës në Kosovë dhe pason vizitën e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiç, i cili në shkurt të këtij viti pati qëndruar në disa lokalitete të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG