Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian miratoi sot kornizën e hapjesë së bisedimeve për anëtarësim me Turqinë, në fillim të tetorit.
Në dokument thuhet se anëtarësimi i Turqisë është objektiv i bisedimeve, mirëpo mbetet e papërcaktuar kur do të përfundojnë ato.
Komisioneri për zgjerim, Ollie Rehn, tha se vendimi i Komisionit pason një debat të gjerë dhe të argumentuar politik.
"Ne do t'i përmbahemi logjikës së njëjtë të samitit të dhjetorit, që para marrëveshjes për buxhetin afatgjatë, nuk është e mundur për Bashkimin Evropian që ta pranojë një shtet të madh si Turqia", tha Rehn.
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje BE-së që të tregojë se nuk është "klub i të krishterëve", duke i hapur bisedimet për anëtarësimin e Turqisë.
XS
SM
MD
LG