Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Reid, tha se koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara, brenda një viti do të mund ta fillojë dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat irakiane.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm egjiptian, Ahmed Aboul Gheit, i ka thënë Radios "Evropa e Lirë", se shpreson që autoritetet në Bagdad do të bëjnë gjithccka për ta gjetur dhe liruar ambasadorin e rrëmbyer egjiptian.
"Kontaktet mes dy qeverive janë të hapura. Ne shpresojmë se qeveria irakiane do të bëjë ccdo përpjekje për gjetjen dhe lirimin e diplomatit egjiptian. Shpresojmë në sigurinë dhe kthimin e tij të shpejtë pranë familjes", tha Gheit.
Po sot, në Bagdad janë vrarë dy civilë, nga shpërthimi i një automjeti bombë. Ndërsa në qytetin verior Mosul, është konfirmuar vrasja e një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike Kurde.
XS
SM
MD
LG