Ndërlidhjet

EDINBURG


Mijëra protestues kanë marshuar sot drejt vendit ku do të mbahet samiti vjetor i G-8-s. Rreth 3 mijë protestues me daulle dhe firshëllima, kanë marshuar deri tek vendi ku nesër dhe pasnesër mbahet samiti i vendeve më të industrializuara të botës.
Policia e lejoi marshin, edhe pse më herët e kishte ndaluar për shkak të përleshjeve të djeshme ndërmjet protestuesve dhe policisë.
Ndërkohë, në kryeqytetin skocez janë mbledhur udhëheqësit e vendeve të G-8-s, të cilët, sonte zhvillojnë bisedime joformale, ndërsa nesër, do t'i diskutojnë çështjet e parapara në axhendën e samitit.
XS
SM
MD
LG