Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, sot në Prishtinë e zbuloi monumentin kushtuar gazetarit Enver Maloku, i vrarë në një atentat të pasqaruar më 11 janar të vitit 1999.
Me këtë rast, ai tha se Enver Maloku, gjatë punës së tij ka lëshuar në botë mesazhin për vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
"Sot, mund t'i themi Enver Malokut të çmuar se së shpejti vepra jote dhe ky monument do të zbukurohet me njohjen e pavarësisë së vendit tonë", tha zoti Rugova.
Monumenti është ndërtuar nga komuna e Prishtinës, në vendin ku qe vrarë gazetari Enver Maloku.
XS
SM
MD
LG