Ndërlidhjet

BAGDAD


Sulmuesit vetëvrasës kanë lënë sot të paktën 7 policë irakianë të vrarë, ndërsa 3 ushtarë britanikë kanë vdekur nga një sulm tjetër në Irak.
Në qytetin verior Mosul, një sulmues vetëvrasës i është afruar stacionit të Policisë dhe e ka aktivizuar eksplozivin, duke vrarë të paktën 4 policë, dhe plagosur 18 të tjerë.
Kurse në Bagdad, nga shpërthimi i një automjeti bombë janë vrarë 3 policë dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Ndërkaq, ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se 3 ushtarë britanikë janë vrarë, në një sulm në Irakun jugor.
Kryeministri Tony Blair u ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre.
"Me lejoni të shpreh ngushëllimet tona për familjet e ushtarëve që humbën jetën sot në mëngjes. Trimëria e forcave tona të armatosura është vënë në pah sërish derisa ata e ndihmonin popullin e Irakut drejt një demokracie që aq shumë e dëshirojnë", tha Blair.
XS
SM
MD
LG