Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeminstri britanik, Tony Blair ka thënë sot se bota duhet të bashkohet kundër terroristëve. Këto komente zoti Blair i bëri në konferencën e rregullt mujore për shtyp. Duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me mundësinë që terroristët po ndërmarrin sulme për shkak të shqetësimeve për Irakun, zoti Blair tha:
- Ata do ta përdorin Irakun dhe do të përpiqen të rekrutojnë dhe ti motivojnë njerëzit. Ata do ta përdorin Afganistanin. Para Irakut dhe Afganistanit dhe para 11 Shtatorit, që ndodhi para sulmeve në këto dy vende, ata përdorinin gjëra të tjera. Mendoj se shumica e njerëzve e kuptojnë se rrënjët e terrorizmit janë shumë më të thella.
XS
SM
MD
LG