Ndërlidhjet

PEKIN


Duket se edhe në ditën e dytë të bisedimeve gjashtë-palëshe për çështjen e programit bërthamor të Koresë Veriore, kanë mbetur dallimet që janë të pranishme tash e një kohë të gjatë. Në këtë kuadër, Pheniani është qartas i pakënaqur me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një orar të veprimeve drejt tërheqjes së Koresë Veriore nga programi atomik. Nga Pekini raportohet se sot Koreja Jugore ka propozuar që Koreja Veriore të premtoj se do të heqë dorë nga programet bërthamore, ndërsa palët e tjera do të pajtoheshin për ti normalizuar marrëdhëniet me Phenianin, duke i dhënë garantime për siguri dhe për bashkëpunim në zhvillimin ekonomik. Në bisedimet gjashtë palëshe në pekin, pos Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, marrin pjesë edhe Koreja Jugore, Kina, Japonia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG