Ndërlidhjet

PEKIN


Shtetet e Bashkuara e kanë përjashtuar mundësinë që Koresë së Veriut t'i lejohet të ketë ujë të lehtë për reaktorët bërthamorë për qëllime energjetike.
Christopher Hill, i dërguar amerikan në bisedimet për programin bërthamor verikorean, tha se insistimi i Phenianit për reaktorët me ujë të lehtë e ka bllokuar marrëveshjen në negociatat 6-palëshe.
"Në ditët e fundit, filloi të paraqitet problemi se arritja e marrëveshjes nuk ishte vetëm çështje e dëshirës së tyre për të zhvilluar energji komarciale, por ata filluan të insistojnë edhe për reaktorin e ujit të lehtë", tha nënsekretari i shtetit Christopher Hill.
Reaktorët e tillë janë në gjendje të prodhojnë materiale për armët bërthamore.
Ndërkohë, Koreja e Veriut sot përsëriti se ndërton armë bërthamore, dhe se Shtetet e Bashkuara duhet t'i ndryshojnë politikat e tyre, për të tejkaluar ngecjet rreth programit bërthamor.
XS
SM
MD
LG