Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Kai Eide, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, sot për të tretën herë e viziton Kosovën, në misionin e tij për vlerësimin e realizimit të standardeve.
Epilogu i misionit do të jetë raporti i tij për gjendjen në Kosovë, i cili në shtator do t'i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm dhe Këshillit të Sigurimit.
Konsiderohet se raporti i Kai Eides, ambasadorit norvegjez në NATO, tërthorazi do t'u japë kahje zhvillimeve në Kosovë, duke përcaktuar nëse do të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës.
Pritet që Kai Eide në Kosovë të qëndrojë 5 ditë, kurse 2 ditë në Beograd.
XS
SM
MD
LG