Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trupat izraelite kanë boshatisur vendbanimet e fundit hebreje në Rripin e Gazës. Gjatë operacioneve të sotme ka pasur skena prekëse, siç ndodhi në vendbanimin Katif ku ushtarët që po largonin kolonët iu bashkangjitën atyre duke u lutur në sinagogën e Katifit.
Ndërkaq mbështetësit e linjës së ashpër në këtë vendbanim i kishin vënë zjarrin një numri ndërtesash për të mos lejuar hyrjen e ushtarëve.
Kryeministri izraelit Ariel Sharon, ka dënuar aktet e rezistencës së dhunshme gjatë tërheqjes së kolonëve hebrejë duke i cilësuar ato si "akte huliganizmi".
Gjatë ditës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Lindjen e Afërme, David Welch është takuar me udhëheqësin palestinez Mahmud Abas.
"Shtetet e Bashkuara e shohin tërheqjen e Izraelit nga Gaza si një mundësi për të ringjallur planin e paqes për Lindjen e Mesme – duke marrë hapa të mëtejme për një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët", tha zyrtari i lartë amerikan.
Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, për mediat izraelite ka deklaruar se kryeministri Sharon është i vetmi udhëheqës izraelit që mund të realizojë paqen.
XS
SM
MD
LG