Ndërlidhjet

BAGDAD


Parlamenti irakian mbajti një seancë dëgjimore për të lexuar dokumentin final të projekt-kushtetutës.
Seanca ka mbaruar pa ndonjë votim mbi dokumentin. Duke e paraaqitur tekstin, sheiku Human Hammudi, që është udhëehqes i Komitetit Hartues të Kushtetutës, tha se të gjitha palët janë pajtuar se duhet një unitet, por ka dallime se si të arrihet ky.
"Kjo kushtetutë, sipas mendimit tim dhe të shumë anëtarëve të komitetit hartues, paraqet një eksperiment të avancuar në rajon- një eksperiment i mrekullueshëm për rajonin dhe për popullin e Irakut", tha Hammoudi.
Më herët anëtarët shiitë dhe sunitë të komitetit për hartimin e kushtetuës nënshkruan versionin final të dokumentit. Por, dokumenti është refuzuar nga sunitët.
"Na vjen keq për vënien në Kushtetutë të ndonjë formule që ndalon çfarëdo mendimi ose lirie për ndonjë pjesë të popullit të Irakut", tha një zëdhënës i negociatorëve sunitë.
Projekt- kushtetuta pritet të hidhet në votim nga populli i Irakut në referendumin e 15 tetorit.
XS
SM
MD
LG