Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Banorët që jetojnë në bregdetin e Gjirit në jug të Shteteve të Bashkuara po merren sot me shkatërrimet e papara nga uragani i djeshëm Katrina.
Guvernatori i Misisipit Haley Barbour tha se 50- 80 persona janë të vdekur dhe ky numër mund të rritet edhe më tej. Një banore e qytetit Biloxi, të goditur nga urganai i tha Reutersit se cdo gjë duhet filluar nga e para:
"Parimisht ne duhet të fillojmë me kopshtin, i cili është shkatërruar i tëri. Është kaq dërmuese t'i shohësh këto të gjitha, sa nuk dini se kah duhet të fillohet", thotë një banore e Misisipit.
Në shtetin fqinj të Luizanës autoritetet thonë se 80 për qind e qytetit të New Orleansit është nën ujë.
Analistët vlerësojnë se dëmet në shtetet e prekura arrijnë në 26 miliardë dollarë. Presidenti amerikan George Bush tha se janë mobilizuar agjencitë qeveritare:
"Qeveritë federale, shtetërore dhe lokale po punojnë krah për krah, që të bëjnë gjithë cka është e mundur, që t'i ndihmojnë popullit për t'iu kthyer normalitetit dhe mbetet shumë punë për t'u bërë", tha Bush.
Raportohet për humbje të pajisjeve të naftës në Gjirin e Meksikos, për kufoma që notojnë mbi ujë, dëmtime të mëdha të rrjetit elektrik dhe ndërtesa të kolapsuara.
XS
SM
MD
LG