Ndërlidhjet

TIRANË


Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur sot se ka arrestuar Leonard Kokën, i vëllai i prefektit socialist të Durrësit, i akuzuar për kontrabandim cigaresh në vlerë prej 4 milionë dollarësh. Prefekti i Durrësit, Lefter Koka, ka hedhur poshtë akuzat ndaj të vëllait, duke thënë se arresti ishte i motivuar politikisht. Mediat e Shqipërisë thonë se Leonard Koka ishte njeri i besueshëm i ish kryeministrit, Fatos Nano.
XS
SM
MD
LG