Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 6 persona janë vrarë dhe afro 30 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë afër një qendre për rekrutimin e ushtarëve në Tal Afar në Irakun verior. Është raportuar se kësaj radhe sulmi vetëvrasës u bë nga një femër. Agjncitë e lajmeve raportojnë se trupat irakiane dhe amerikane posa e kanë përfunduar një operacion të përbashkët ushtark në Tal Afar. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se janë vrarë ose janë kapur më se 500 terroristë apo luftëtarë të jashtëm. Njëherësh, shefi i shtamadhorisë së bashkuar të forcave amerikane, Richard Myers ka thënë se vrasja e operativistit të lartë të al-Kaidës në Irak, Abu Azzam ka pasur ndikim, por me gjasë nuk do të jetë goditje vendimtare për rrjetin terrorist, që udhëhiqet nga Abu Musab al-Zarqawi.
XS
SM
MD
LG